Në Rotundën e Kapitolit, arkivoli i senatorit Lindsey Graham u transportua nga ekipi ushtarak i Forcave të Armatosura para një ceremonie përkujtimore. Zëvendëspresidenti JD Vance, Lideri i shumicës në Senat John Thune dhe senatorja Sheri Biggs folën për trashëgiminë e tij politike.
Zëvendëspresidenti JD Vance, në fjalimin e tij në Rotundën e Kapitolit, vlerësoi senatorin Lindsey Graham si një aleat të besueshëm të Presidentit Trump dhe një zë të fortë të sigurisë kombëtare.
Vance theksoi se Graham mbeti deri në fund mbrojtës i interesave amerikane në botë dhe këshilltar i rëndësishëm për politikën e jashtme dhe emërimet gjyqësore Graham vdiq më 11 korrik në moshën 71-vjeçare.
Gjatë më shumë se tre dekadave në Kongres, ai u bë një nga republikanët më të njohur dhe këshilltar i besuar i Presidentit Donald Trump në çështjet e sigurisë kombëtare, emërimeve gjyqësore dhe politikës së jashtme. Në Senat, Graham shërbeu si kryetar i Komitetit të Gjyqësorit (2019-2021) dhe më vonë i Komitetit të Buxhetit.
Ai ishte anëtar i rëndësishëm i komiteteve të Forcave të Armatosura dhe të Përgjithshme. I njohur si pjesë e grupit “Tre Amigos” së bashku me John McCain dhe Joe Lieberman, Graham u dallua për qëndrimin intervencionist në politikën e jashtme, mbështetjen e fortë për NATO-n, Kosovën, Ukrainën, Izraelin dhe aleancat amerikane.
Ai udhëtoi shpesh në zona konflikti dhe luajti rol kyç në konfirmimin e gjyqtarëve federalë dhe të Gjykatës Supreme gjatë administratës Trump. Graham ishte gjithashtu mbështetës i angazhimit amerikan në Ballkan.
Gjatë viteve 1990 në Shqipëri, rrëzimin e komunizmit dhe fillimit të viteve 99′ e 2000, ai mbështeti fuqishëm me Liberman dhe John McCain ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe ndihmën për stabilitetin e rajonit, duke përfshirë fonde për Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai mbështeti të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të zi e Maqedoni dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë e Kosovës si pjesë e strategjisë amerikane për demokraci dhe siguri në Evropën Juglindore. Ceremoniia në Kapitol shënoi mbylljen e një karriere të gjatë që la gjurmë të qarta në politikën e jashtme amerikane dhe në marrëdhëniet me aleatët e Ballkanit.
