Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor ish-oficerin e policisë serbe, Shaqir Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktgjykimit, Lutvija është gjetur përgjegjës për veprime represive ndaj civilëve, përfshirë vrasje, arrestime të paligjshme, rrahje, maltretime dhe trajtim çnjerëzor gjatë kohës kur shërbente si inspektor dhe polic në një stacion policor.
Gjykata ka vlerësuar se veprimet janë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa i akuzuari është mbajtur përgjegjës për rolin e tij në këto ngjarje. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Apelit, në qershor të këtij viti, kishte kthyer rastin në rigjykim, duke kërkuar që çështja të shqyrtohej sërish nga shkalla e parë.
Me vendimin e ri, Lutvija është dënuar me një dënim prej 10 vitesh burgim, ndërsa palët kanë të drejtë të ankohen ndaj aktgjykimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
