Fenomeni i përdorimit dhe posedimit të drogës mes të rinjve në Kosovë po vazhdon të alarmojë. Rasti i fundit është regjistruar në Gjakovë, ku dy të rinj kanë përfunduar në duart e Policisë pasi u kapën me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Uralb Fazlijën rreth 19 vjeç dhe Megzon Rogovën rreth 25 vjeç.
Sipas informacioneve, aksioni është zhvilluar mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës , në rrugën “Gasper Karaqi”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar dy të rinjtë për kontroll. Gjatë kontrollit, te Uralb Fazlija janë gjetur pesë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 2.15 gramësh.
Të dy janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ndërsa substanca është sekuestruar dhe, pas testit fushor, ka rezultuar pozitive për kokainë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet po regjistrojnë gjithnjë e më shumë raste të përfshirjes së të rinjve në veprat penale që lidhen me narkotikët, duke ngritur shqetësime serioze për përhapjen e drogave në mesin e kësaj grupmoshe. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
