Shpërndaje në: Një ditë pas arrestimit të dy serbëve nga Zubin Potoku nën dyshimin për krime lufte, në këtë komunë të martën kanë nisur gërmimet për një varr masiv.
Sipas raportimit të KosovaPressit, dyshohet se 23 trupat u përkasin intelektualëve nga Mitrovica që nga forcat serbe, ishin zhdukur me forcë gjatë luftës Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur të martën gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.
Sipas raportimit të KosovaPressit, dyshohet se 23 trupat u përkasin intelektualëve nga Mitrovica që nga forcat serbe, ishin zhdukur me forcë gjatë luftës. Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KOHËN nisjen e gërmimeve. “Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Gërmimet kanë nisur një ditë pasi në Zubin Potok janë arrestuar dy të dyshuar për krime lufte gjatë prillit të vitit 1999. Edhe Arbëri 3 o. më parë Dyshohet për varrezë masive në Zubin-Potok, gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve Edhe sipas informatës së policisë, 23 civilë janë vrarë në krimin që dyshohet të kenë marrë pjesë personat me inicialet M.J. dhe M.B.
“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë. Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion e të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Edhe Arbëri 12 mar 2026 Identifikimi i mbetjeve mortore merr deri në një vit kohë Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar. Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.
