Haliti inspekton punimet në palestrën sportive të Gjimnazit “Kuvendi

0%

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen për ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, duke u njohur nga afër me ecurinë e realizimit të projektit.

Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative, duke vlerësuar se infrastruktura moderne sportive krijon mundësi më të mira për nxënësit dhe komunitetin.

Ai tha se investimet në sport janë investime në të ardhmen e të rinjve, pasi krijojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e aktiviteteve sportive. “Vitia ka dëshmuar ndër vite se ka sportistë të dalluar, të cilët me sukses e kanë përfaqësuar komunën tonë në gara të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, obligimi ynë është që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nxitjen e brezave të rinj që të merren me sport”, u shpreh Haliti.

Sipas Komunës së Vitisë, ndërtimi i palestrës sportive synon të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe sportive në komunë, duke ofruar kushte më cilësore për zhvillimin e aktiviteteve të nxënësve, sportistëve dhe sportdashësve. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi