Buruk mbron Sanen: Kritikat ndaj tij janë të tepruara

0%

Shpërndaje në: Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka dalë në mbrojtje të Leroy Sanes, duke vlerësuar se kritikat ndaj sulmuesit gjerman pas Kupës së Botës janë të tepruara. Buruk tha se nuk pajtohet me vlerësimet negative për paraqitjet e Sanes me Gjermaninë, duke shtuar se futbollisti nuk zhvilloi turne të dobët.

“Leroy është një nga lojtarët e fundit që mund të fajësohet për atë që ndodhi. Ai dha gjithçka nga vetja në çdo ndeshje dhe bëri punë të madhe për skuadrën. Të jem i sinqertë, më duket madje paksa qesharake që njerëzit po përpiqen ta bëjnë Leroy Sanen fajtorin kryesor. Ai nuk zhvilloi një Kupë të Botës të dobët”, ka thënë Buruk, shkruan të martën “Goal”.

Sipas 52-vjeçarit është e padrejtë që Sane po shihet si një nga fajtorët kryesorë për eliminimin e Gjermanisë, pasi përgjegjësia për rezultatet i takon të gjithë skuadrës. Buruk zbuloi se sulmuesi është kthyer në stërvitje me disponim të mirë dhe është i motivuar për edicionin e ri me Galatasarayn.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll Trajneri i Galatasarayt flet në telefon me Vedat Muriqin 30-vjeçari Sane ishte startues në katër ndeshjet e Gjermanisë në Botërorin që u organizua në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Gjermania u eliminua nga Paraguai në 1/16 e finales.

Burimi: Koha