Bayern konkurron Arsenalin dhe Liverpoolin

0%

Pas transferimit të Ismael Saibari dhe Nathaniel Brown nga 55 milionë euro secili, Bayern ka një tjetër objektiv për këtë merkato, i cili po ashtu kushton 55 milionë euro. Bavarezët janë vënë aps qendërmbrojtësit të ri të Stuttgart, Finn Jeltsch, i konsideruar si “Mats Hummels i ri”.

Fussballdaten bën me dije se përveçse Bayernit, në garë për yllin e ri të Gjermanisë janë edhe Arsenal dhe Liverpool. Por, duke qenë se Bayern rrallëherë lejon largimin e yjeve të rinj të Gjermanisë për në ekipet e tjera jashtë vendit, ndaj konsiderohet si favoriti absolut për nënshkrimin me Jeltsch. Megjithatë, negociatat me Stuttgart nuk do të jenë aspak të lehta.

Kujtojmë rastin e vjetshëm me Nick Woltemade, i cili në fund u transferua në Premier League te Newcastle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot