Mick Jagger ka festuar ditëlindjen e tij të 83-të, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga e fejuara e tij, Melanie Hamrick. Ish-balerina 39-vjeçare ka publikuar në Instagram një fotografi të rrallë familjare, ku shfaqet së bashku me legjendën e muzikës rok dhe djalin e tyre nëntëvjeçar, Deveraux, gjatë një pushimi familjar. “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!
Gëzuar për më shumë aventura, të qeshura dhe argëtim!” , ka shkruar Hamrick krahas fotos. Mick Jagger dhe Melanie Hamrick janë njohur në vitin 2014, ndërsa në vitin 2016 u bënë prindër të djalit të tyre, Deveraux. Fejesa e tyre u konfirmua zyrtarisht në vitin 2025, edhe pse çifti kishte qenë i lidhur prej vitesh.
Vokalisti i grupit legjendar The Rolling Stones është baba i tetë fëmijëve nga lidhje të ndryshme. Aktualisht, Jagger dhe Hamrick jetojnë kryesisht në Francë.
