Usher largon nga skena një fanse pasi ajo nuk reagoi ndaj

0%

Usher krijoi një moment viral gjatë koncertit të tij në Nashville, pasi largoi nga skena një fanse që dukej e parehatshme gjatë ndërveprimit me të. Këngëtari 47-vjeçar, i cili aktualisht po zhvillon turneun e tij, ftoi në skenë një fanse nga zona VIP.

Gjatë performancës, ai këndoi dhe kërceu pranë saj, si pjesë e spektaklit të tij të zakonshëm, por reagimi i saj i ftohtë dhe shprehja e sikletshme tërhoqën menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail. Pasi pa se fansja nuk po ndihej rehat, Usher ndaloi performancën dhe tha në mikrofon: “Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë në skenë”.

Më pas i bëri shenjë që të kthehej në vendin e saj mes publikut. Momenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit reaguan me komente të ndryshme. Disa e mbështetën vendimin e artistit, ndërsa të tjerë u habitën që fansja kishte pranuar të ngjitej në skenë, duke ditur natyrën e performancave të Usher.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi