Prokuroria e Gjakovës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., i cili dyshohet se më ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje lidhur me vijën e autobusëve, i armatosur me një armë automatike të tipit “AK-47″, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij e më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit.
“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.M., më datë , rreth orës , në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij, e më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga i dëmtuari V.S., ku pasagjer ishin edhe të dëmtuarit F.K. dhe H.K”- thuhet në njoftim.
“Sipas aktakuzës, nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e të dëmtuarve. Megjithatë, fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore” – bëhet e ditur në komunikatë. Prokuroria thot se i pandehuri S.M. ka poseduar pa autorizim armën automatike së bashku me karikatorin dhe municionin, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Arma dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Më këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri S.M. ka kryer veprat penale – vrasja e rëndë në tentativë, dhe – armëmbajtja pa leje.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.
