Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Dragisha e Jovan Viqentijeviqit si dhe Igor Dimoviqit, të akuzuar për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
Gjatë seancës u dëgjuan dëshmitë e drejtorit të Infrastrukturës në “Ibër-Lepenc”, Ernest Kërçeli, i cili tha se dëmet kapin vlerën e 375 mijë eurove, si dhe të ekspertit të ADN-së, Fatmir Ademi, sipas të cilit nga mostrat e analizuara, 20 lidhen me të akuzuarin Jovan Viqentijeviq Ernest Kërçeli, drejtor i Infrastrukturës në “Ibër-Lepenc” dhe Fatmir Ademi, ekspert i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dëshmuan të hënën ndaj tre të akuzuarve për sulmin ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit”: Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.
Dëshmitari Kërçeli, që foli edhe si palë e dëmtuar, tha se dëmet nga sulmi i 2024-s në fshatin Varagë, arrijnë në 375 mijë euro. Ai tha se dëmi ishte më i madh se që ishte menduar në fillim dhe se pasojat kanë mundur të jenë fatale nëse nuk do të intervenohej shpejt.
Në pyetjen e gjyqtarit Vesel Ismaili, se cilat do të ishin pasojat, dëshmitari ndër të tjera përmendi mundësinë e kolapsit të Korporatës Energjetike të Kosovës, ndërmarrje që furnizohet me ujë nga kanali i “Ibër-Lepencit”. “Dëmet do të kishin qenë shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës. Nuk do të kishte rrymë, nuk do të kishte linja telefonike.
Qytetarët e Prishtinës që furnizohen nga Termokosi nuk do të kishin mundur të ngroheshin. Spitalet, QKUK-ja, nuk do të kishin energji, ngrohje dhe furnizim me ujë”, ka deklaruar dëshmitari Ernest Kërçeli, drejtor i Infrastrukturës në “Ibër-Lepenc”.
Edhe Arbëri 8 o. më parë Dëshmitari në rastin e “Ibër-Lepencit”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq Gjatë seancës u dëgjua edhe dëshmitari tjetër, Fatmir Ademi, ekspert i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, i cili bëri ekzaminimin e 50 dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, 20 prej mostrave e lidhin të akuzuarin Jovan Viqentijeviq me ngjarjen e ndodhur. “Sa u përket përputhjeve të personave me shifrat S1 dhe S2, ato janë paraqitur në raportet e ADN-së.
Ajo që është me rëndësi është konkluzioni numër pesë, ku ndër dëshmitë e tjera kanë qenë edhe tri dëshmi nga vendi i ngjarjes me profile të përziera të ADN-së, të cilat i kemi kontrolluar në mënyrë manuale. Në dëshminë numër MR4, e përshkruar si fitil ndezës me gjatësi nëntë metra, gjatë kontrollimit manual kemi vërejtur shenjat e personit me shifrën S1, Jovan.
Nga 24 shenja të S1, i kemi gjetur në 20 vende. Meqenëse nuk kemi pasur softuer për analizimin e këtyre profileve dhe nuk e kemi pasur të validuar metodën, i kemi sugjeruar hetuesisë që interpretimin e kësaj përzierjeje ta kërkojë jashtë vendit, në një shtet që e ka të validuar metodën”, ka thënë në dëshminë e tij Fatmir Ademi, ekspert i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Sipas Ademit, në mungesë të metodave për ekzaminim të mëtejshëm të mostrave, është rekomanduar që interpretimi i tyre të bëhet jashtë vendit. Për këtë, prokurori Bekim Kodraliu njoftoi se është përpiluar raport edhe nga një laborator në Romë, i cili, sipas dëshmitarit Ademi, nuk ka gjetur kundërthënie me raportin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, por vetëm i ka konfirmuar gjetjet.
Me kërkesë të palës mbrojtëse, seanca u ndërpre për të vazhduar një ditë më pas në orën . Sipas avokatëve të të akuzuarve, dëshmitari Ademi është i rëndësishëm për ta dhe se nuk ishin të përgatitur për të vazhduar me pyetje”. Prokuroria Speciale i akuzon që të tre të pandehurit për armëmbajtje pa leje.
E dy vëllezërit Viqentijeviq edhe për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste” dhe “spiunazhit”.
Edhe Arbëri 24 dhj 2025 Shtyhet me të nisur seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc Më 9 dhjetor të vitit të shkuar, Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të pandehurve për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, komunë kjo në veri të Kosovës që është e banuar kryesisht me serbë.
Në aktakuzën, të cilën e ka ngritur prokurori Bekim Kodraliu, bëhet e ditur se Jovan Viqentijeviq i ka thënë Prokurorisë se është trajnuar në poligonin e ushtrisë serbe “Pasulanske Livade”, bashkë me rreth 120 persona të tjerë, në periudhën midis 14 e 23 shtatorit të 2023-s.
Gjatë kësaj periudhe kohore, bazuar në aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë, të ndërmarrë nga serbë të armatosur dhe të uniformuar, stërvitje në poligonin “Pasulanske Livade” ka kryer edhe grupi i Milan Radoiçiqit. Në bazë të kësaj aktakuze, grupi që e ka kryer sulmin në Banjskë, i ka realizuar stërvitjet ushtarake në datat 19 dhe .
Jovan Viqentijeviqi i ka thënë prokurorisë se edhe në Kosovë u pati planifikuar që të ndërmerrej edhe një sulm tjetër në tetor të vitit të shkuar, porse atë e ka anuluar Radoiçiqi. Sipas asaj që Viqentijeviqi ia ka thënë Prokurorisë, për këtë sulm pritej përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe fitorja e Donald Trumpit.
Viqentijeviqi ka thënë gjithashtu se Radoiçiqi e ka mbështetur fushatën elektorale të Trumpit me 30 milionë dollarë, nëpërmjet lobit serb në SHBA.
Një ekspertizë e kryer nga Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI), e cila është pjesë e aktakuzës, ka treguar se në çizmet e të akuzuarve është gjetur dhe që bazuar në strukturën, ngjyrën dhe përbërjen ka qenë e njëjtë me atë të marrë si mostër në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
