Suedia shpall nxjerrjen e mineraleve të rralla si çështje me interes për sigurinë kombëtare. Ky vendim do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve për projektet e minierave. Suedia njoftoi se do të forcojë sektorin e saj të nxjerrjes së mineraleve, sidomos nxjerrjen e mineraleve të rralla për të zvogëluar varësinë e Evropës nga Kina.
Qeveria në Stokholm deklaroi, se nxjerrja e metaleve dhe mineraleve të rralla është në interes të sigurisë kombëtare. Suedia, e cila është e pasur me burime natyrore, ka minierën më të madhe të mineralit të hekurit në Evropë dhe më vonë ka zbuluar në të njëjtën zonë në veri të vendit, në Kiruna, depozita të konsiderueshme mineralesh të rralla.
Ministrja suedeze e Energjisë, Ebba Busch, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, tha se kjo masë do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve për projekte të reja nxjerrëse dhe do të ndihmojë për tërheqjen e investimeve.
Ministrja suedeze e Energjisë, Ebba Busch: “Ne besojmë se mund të kontribuojmë ndjeshëm për aftësitë mbrojtëse të Suedisë, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s” “Ne besojmë se kjo mund të kontribuojë ndjeshëm për aftësitë mbrojtëse të Suedisë, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s,” tha Busch, duke e cilësuar varësinë e industrisë evropiane nga Kina si një “rrezik sistemik”.
Mineralet e rralla kanë rëndësitë madhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme, për industrinë e mbrojtjes, prodhimin e automjeteve elektrike, teknologjinë moderne kompjuterike dhe industri të tjera kyçe. Kina mbulon deri tani rreth 70% të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre mineraleve në nivel mbarëbotëror.
Pasuritë minerale të Suedisë Suedia ka qenë një fuqi minerale evropiane që nga shekulli i 10-të, me hapjen e minierës së madhe të bakrit në Falun, e cila prodhonte deri në dy të tretat e bakrit të kontinentit evropian.
Ngjyra karakteristike e kuqe e errët, që zbukuron shumë shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera në Suedi, njihet si “Falun Red” (E kuqja e Falunit) dhe e ka origjinën nga kjo minierë, e cila sot nuk është më në funksion. Aktualisht miniera e Falunit është shndërruar në një muze dhe është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pas Falunit simboli i industrisë minerale moderne të Suedisë është miniera gjigante e mineralit të hekurit LKAB në Kiruna. Suedia zotëron rreth 60% të rezervave të njohura të mineralit të hekurit në Evropë. Në vitin 2021 në Suedi u nxor rreth 90% e mineralit të hekurit në Evropë. Afërsisht një e treta e këtij prodhimi vinte nga miniera e Kirunës.
Zona minerle e Kirunës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të nevojës për të zhvendosur shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme, ndër to edhe kishën e qytetit. Zona minerle e Kirunës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitet e fundit për shkak të nevojës për të zhvendosur shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme, ndër to edhe kishën e qytetit, si pasojë e fundosjes së tokës.
Kjo ndodh sepse aktiviteti masiv i nxjerrjes së mineraleve po gërryen gradualisht terrenin nën qytet. Reduktimi i varësisë nga Kina Mbi 90% e minierave të Suedisë operojnë në rajonin Norrland, një zonë me popullsi të rrallë, e pasur me burime natyrore. Ky rajon ndodhet në Sápmi, territorin tradicional të popullit autokton sami.
Pranë minierës së Kirunës ndodhet Per Geijer, një nga projektet kryesore të Bashkimit Evropian që synon të zvogëlojë varësinë për mineralet nga Kina . Në këtë zonë janë identifikuar rreth 1,2 miliardë tonë burime minerale, ndër to afërsisht dhe 2,2 milionë tonë okside mineralesh të rralla.
Grupi minerar LKAB po studion potencialin e këtij vendburimi, por vlerëson se marrja e lejeve të nevojshme për nxjerrjen e mineraleve në tokat e popullit sami mund të zgjasë deri në 10 vjet. Katër nga 47 projektet strategjike të Bashkimit Evropian, të krijuara për të reduktuar varësinë nga Kina në furnizimin me minerale, janë në Suedi.
