– Seanca e fundit plenare, qytetarët dalin në protestë, policia rrethon perimetrin e Parlamentit! Autobotë me ujë dhe barriera metalike Një tjetër protestë është paralajmëruar të zhvillohet këtë të hënë përpara godinës së Parlamentit.
Në pritje të tubimit, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar perimetrin përreth Parlamentit dhe duke angazhuar forca të shumta për mbarëvajtjen e rendit publik. Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Masat vijnë pas incidenteve të regjistruara në seancën e kaluar parlamentare, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetë dhe ministrave teksa hynin dhe dilnin nga ambientet e Kuvendit. – Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm këtë të hënë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës qytetare, në të njëjtën ditë me seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni.
Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh i gjerë policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe FNSH.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën përpara Kuvendit, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj asaj që e konsiderojnë shkëputje të institucionit nga interesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Tubimi i kësaj të hëne shënon ditën e 58-të të protestave qytetare, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar. Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidentet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.
Protesta zhvillohet në një moment simbolik, kur Kuvendi pritet të mbyllë punimet e sesionit parlamentar, ndërsa qytetarët protestues synojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër klasës politike dhe funksionimit të institucioneve. – Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni!
Parlament i krimit Një tjetër protestë qytetare është thirrur sot para Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Tubimi është njoftuar sot në orën para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit.
Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve. Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara.
