Më shumë se 300 mijë persona janë evakuuar nga zjarret e rrufeshme në Francë e Spanjë, ku shumë prej të cilëve kanë fjetur në palestra sportive ose qendra ekspozitash, ka raportuar të hënën () televizioni britanik, BBC . Të moshuarit që u evakuuan nga një qytet në rajonin e Madridit mund të kthehen në shtëpitë e tyre të hënën, ka njoftuar një delegat qeveritar për rajonin.
Francisco Martin Aguirre ndau lajmin për ata që jetojnë në San Martin de Valdeiglesias, që shtrihet në perëndim të Madridit. Zjarrfikësit po përballen me zjarre të mëdha në Francë dhe Spanjë, me një vatër zjarri rreth 15 kilometra nga jugu i qytetit Bordeaux. Zjarri në Bordeaux nuk u përkeqësua gjatë natës meqë erërat u zbutën dhe madje pati edhe pak reshje shiu.
Por moti pritet të nxehet, me 40 shkallë Celsius që raportohet se do të shkojë të martën. Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbajë një takim urgjent të hënën, ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, do të vizitojë zonat e prekura nga zjarri në Valencia. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
