Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin, ekipet komunale kanë dalë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të sanuar pasojat e shkaktuara.
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara, kanë intervenuar menjëherë në zonën urbane të qytetit, duke punuar në pastrimin e rrugëve, largimin e materialeve të sjella nga reshjet dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Në terren janë angazhuar edhe Policia e Kosovës, Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për përballimin e pasojave.
Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Komuna ka falënderuar ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, ndërsa qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj situate. Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë: Ekipet Emergjente: 029 277 555, Ekodrinia: 045 661 375, Ekoregjioni: 044 417 823.
Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes dhe kanë kërkuar nga qytetarët që për çdo rast urgjent të lajmërojnë ekipet përgjegjëse.
