Konjufca: LDK-ja ka vullnet më të madh për bashkëpunim, proceset e

0%

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti iu drejtua me letër të gjitha partive që deri dje ishin në opozitë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për situatën politike.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se këtë herë ekziston një interesim më i madh për të shmangur shkuarjen në zgjedhje, krahasuar me proceset e kaluara. Sipas tij, vullneti i partive politike për të arritur një marrëveshje është më i sinqertë, gjë që ka çuar edhe në takimet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“U pa se kësaj radhe ka një interesim tjetër në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Vullneti i partive që të mos shkohet në zgjedhje është më i sinqertë”, tha Konjufca. Ai u shpreh se PDK-ja ka mbajtur të njëjtat qëndrime që i ka pasur edhe më herët, ndërsa për LDK-në tha se ka vërejtur një qasje më bashkëpunuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sa i përket PDK-së, u pa një gjë e qartë: ata qëndrojnë në pozicionet që i kemi parë edhe më herët. Janë qëndrime të vjetra që i kemi parë edhe gjatë takimit me z. Kurti”, deklaroi ai. Duke folur për zhvillimet e brendshme në LDK, Konjufca tha se ato janë çështje e kësaj partie dhe se nuk i takon Vetëvendosjes të ndërhyjë në proceset e saj të brendshme.

“LDK-ja e ka autonominë dhe pavarësinë e saj për të vendosur për gjërat e veta të brendshme. Ne nuk jemi këtu për të komentuar apo për t’i këshilluar, sepse LDK-ja është një parti që ekziston prej kohësh dhe besoj se ata dinë t’i rregullojnë punët e veta”, deklaroi ai.

Konjufca shtoi se pas takimit të Kurtit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe presidenten Vjosa Osmani, diskutimi ka pasur një natyrë tjetër, çka, sipas tij, ka rritur optimizmin për një marrëveshje të mundshme. “Pas takimit të z. Kurti me z. Abdixhiku dhe znj.

Osmani ka pasur një tjetër natyrë diskutimi dhe kjo na ka bërë më optimistë që një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”, tha Konjufca. Ai përmendi edhe bllokadën pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke thënë se atëherë kishte vlerësuar se qëllimi i disa palëve ishte shkuarja në zgjedhje të reja.

Burimi: Telegrafi