Një tjetër protestë qytetare është thirrur sot para Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Tubimi është njoftuar sot në orën para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit. Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.
Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
