Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën, më , vranësirat do të zhvillohen lokalisht, duke krijuar kushte për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe breshër në zona të izoluara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë. IHMK bën të ditur se gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë edhe fuqizime të përkohshme të erës.
