Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Si popull do

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur për procesin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nga Gjykata Speciale. Para mediave, ai kërkoi që ky proces të mos jetë politik por i vendosur mbi parimet e drejtësisë. “Unë bëj thirrje që Gjykata e Hagës të mos bëjë vendim politik, por të bëjë vendim të drejtësisë.

E nëse bën vendim të drejtësisë, ne të gjithë e dimë çka është drejtësia. Sepse ne jemi dëshmitarë këtu si popull që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë. Të kishte qenë luftë kriminale kurrë nuk do ta kishte marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.”- deklaroi Konjufca.

Derisa ka folur për luftën çlirimtare, ai tha se një luftë kriminale nuk do e merrte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës. Ai ka deklaruar se gjeneralët më të njohur të NATO-s kanë qenë afër me figurat e UÇK-së dhe se oficerët e NATOS- kanë bashjëpunuar në trajnimin e oficerëve të UÇK-së që lufta të jetë e suksesshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pse e kanë bërë këtë? Sepse ushtria jonë i ka kontribuar ndaljes së gjenocidit të Millosheviçit. Kjo është kuptimi i luftës së UÇK-së. E të gjithë të akuzuarit në Hagë i kanë kontribuar këtij qëllimi. E kjo është drejtësia. Nëse vendoset me drejtësi, vendoset kështu.

E ne nuk dëshirojmë si popull, bile do të ishim shumë të revoltuar nëse vendimi nuk është me drejtësi, por është vendim politik.”- tha Konjufca. Më pritet që të shpallet vendimi i Gjykatës Speciale sa i përket gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo është hera e dytë që shtyhet shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shpallja do të bëhet në ora .

Në njoftimin për media trupi gjykues është arsyetuar se për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të procesit, kjo zgjatje e afatit të shpalljes së aktgjykimit përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes.

Të njëjtin arsyetim e kishte dhënë edhe në fund të majit 2026 duke e shtyrë shpalljen e aktgjykimit për datën . Kurse, në fillim ishte paraparë të bëhej më . Në shkurt të këtij viti, katër eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë dhënë deklaratat përfundimtare në gjykimin e tyre në Gjykatën Speciale.

Ata thanë se janë të pafajshëm, duke u shprehur se kauza për të cilën luftuan ishte e drejtë dhe çlirimtare. Ekipet mbrojtëse kanë theksuar sipas tyre mungesën e provave të mjaftueshme, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka shtruar pyetjet dhe ka paraqitur pretendimet përfundimtare. Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më .

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur. Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Jack Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre. Sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme. Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së. Prokuroria pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.

Prokuroria pretendon tutje në aktakuzë se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë. Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë, 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.

Në këtë aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe atë që e cilëson si qendra e paraburgimit në Kleçkë. Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së. Sipas aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës.

Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci. Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më. Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më , Gjykata Speciale njoftoi për një a ktakuzë të re kundër Hashim Thaçit. Për aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë. Sipas aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu akuzohen për ndikim në dëshmitarë . Smakaj dhe Fazliu më janë liruar me kusht .

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, koha që Smakaj dhe Fazliu kanë kaluar në paraburigm tejkalon dënimin minimal që do të merrnin nëse dënoheshin për këtë vepër penale.

Burimi: Kallxo