Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar me sprej katër persona. Rasti raportohet se ka ndodhur të dielën në mëngjes, më 26.07. 2026. Si pasojë e sulmit, katër viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Njoftohet se spreji është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi:
Kallxo
