Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i

0%

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për Euronews, Parlamenti pritet të votojë sot marrëveshjen e sjellë nga qeveria të premten, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja nuk është pjesë e rendit të ditës, por pritet të bëhet e ditur nga kryetari i Kuvendit në nisje të seancës plenare, me qëllim që të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar. Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, e planifikuar në orën .

Për këtë orar, sipas burimeve, janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste. /Euronews

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi