Kosova me 8 boksierë në turneun ndërkombëtar në Sarajevë

0%

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon me paraqitjet ndërkombëtare. Kësaj radhe do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili mbahet nga 28 korriku deri më në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë tetë boksierë: Bashkim Bajoku (55 kg)Riad Isufi (55 kg)Lindor Shala (65 kg)Erdi Aliu (65 kg)Shpëtim Bajoku (70 kg)Ensar Badallaj (70 kg)Flori Tarani (75 kg)Taulant Jakupi (85 kg) Ekipi udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe Team Leader i delegacionit.

Ky turne konsiderohet si një test i rëndësishëm për boksierët tanë, në rrugën drejt garave të mëdha evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot