Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë në detyrë i Kosovës në një konferencë për media ka folur rreth bisedimeve për formimin e institucioneve të Kosovës. Ai përkujtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka ftuar në takim të gjitha partitë që ishin në opozitë, dhe se sipas tij, vullneti i tyre për të mosshkuar në zgjedhje “duket më i sinqertë”.
“PDK më shumë qëndron në pozicione të cilat i kemi parë më moti. Ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe u shprehën edhe në takim me kryeministrin Kurti. Sa i përket LDK-së, përshtypja jonë është që përkundër herëve të kaluara, kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosovë”- tha Konjufca.
Ai u shpreh se opsionet që dalin në tavolinë për marrëveshje, janë në përpjestim me vullnetin e qytetarëve, dhe se, sa më shumë ka gatishmëri për bashkëpunim rriten edhe opsionet për zgjidhje. “Qëllimi pas dhjetorit ka qenë që gjithqysh me shku në zgjedhje. Partitë opozitare nuk shikonin gjë tjetër… Tash mbetet të shihet, zhvillimet e brendshme në LDK.
LDK e ka krejt autonominë e vet për me vendos për gjërat e saj të brendshme. Nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë, sepse LDK është parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që dinë me i rregullu punët e veta”- tha ai.
Konjufca tha se atij i është dukur se pas takimit të Kurtit me Osmanin e Abdixhikun, ka pasë tjetër natyrë diskutimi krahasuar me herët e kaluara. “Kjo na ka bërë më optimist se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”- tha ai.
Benjamin Haddad, ministër i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës gjatë kësaj konference ka thënë se pret që pas vizitës së tij në Kosovë të vijnë delegacione nga ministria për Politikë të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes për të folur për bashkëpunime të tjera, sidomos në siguri.
“Ne mbështesim integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, kjo është pjesë e projektit për të unifikuar kontinentin jo për zgjerim, unë e shoh më shumë si unifikim”- tha Haddad. Ai ka shtuar se ky proces kërkon shumë e po ashtu edhe implementimin e marrëveshjes së Brukselit por edhe të mbrohen minoritetet e që legjislacioni të jetë në linjë me BE-në.
Për këto kërkesa, ai ka thënë se do të ndihmojnë Kosovën që ato të arrihen por se do të këmbëngulin për tu arritur ato. Takimet e 10 korrikut Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të , Albin Kurti ka ftuar në takime veç e veç Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën, si parti shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Derisa dy të parat pranuan të takohen me Kurtin, Aleanca ka refuzuar ftesën e tij. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.
Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.
Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.
“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.
Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.
Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.
Kështu deklaroi ai pak pasi u raportua se është arritur një marrëveshje në parim në mes LVV-së dhe LDK-së.
