Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Lulzim Gashi , 52 vjeçar.
Sipas informacioneve, rreth orës , Policia është njoftuar se familjarët kishin kërkuar ndihmën e Emergjencës, pasi Lulzim Gashi ishte gjetur i shtrirë në shtëpi pa ndjenja. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por në orën mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 52-vjeçarit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Trup i pajetë”. Sipas familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk kanë shprehur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes.
Me vendim të Prokurorit, trupi nuk është dërguar për autopsi, por i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit. Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete 52-vjeçari në Janjevë – familja kishte kërkuar ndihmën e Emergjencës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
