Fushtica për dëmet nga vërshimet: Mobilizimi i nivelit qendror, vetëm

0%

Shpërndaje në: Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se erërat e fuqishme të cilat po përfshijnë Kosovën, siç ishin javën e kaluar, nuk janë të zakonshme për trevat tona. Ndërsa, sa i përket vërshimeve, Fushtica ka thënë se janë një varg masash që duhet të ndërmerren.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ai ka thënë se niveli qendror nuk po bën asgjë për rimëkëmbjen e komunave pas vërshimeve dhe sipas Fushticës, mobilizimi i vetëm mbetet ai i daljes në terren për të parë dëmet.

“Edhe pse kemi mobilizim, p.sh e kemi rastin e Malishevës të vërshimeve të shumta vitin e kaluar, niveli qendror, figura politike vijnë ato ditë dalin e bisedojnë me qytetarët mirëpo pas asaj nuk po ka asnjë masë të ndërmarrë. Nuk i është dhënë asnjë mjet asnjë komune në rimëkëmbje nga dëmet e shkaktuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për infrasturkutrën publike nuk është dhënë asnjë mjet që t’i dilet në ndihmë në rimëkëmbje, në rindërtim të rrugëve e as për pendën e Malishevës që vazhdon të jetë në një rrezik të jashtëzakonshëm”, ka thënë Fushtica, që është kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ai tutje ka renditur masat që sipas tij duhet të merren për të minimizuar dëmet nga vërshimet. Një nga to, Fushtica ka thënë se është pastrimi dhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjëve të cilën komunat e vogla nuk kanë buxhet ta bëjnë.

Edhe Arbëri 17 jan 2026 Vërshimet në Prishtinë, më pak dëme se më 2023 “Një ndër masat që duhet të merren është pastrimi dhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjëve. Kjo është përgjegjësi e nivelit qendror.

Komunat e vogla nuk kanë as buxhet të bëjnë pastrimit dhe rregullimit të tyre për arsye të degradimit që është bërë për duke filluar nga nxjerrja e zhavorit që realisht e shkatërron shtratin e lumit, ndryshohet rrjedha por që si pasojë po kemi probleme pastaj shumë të mëdha me vërshime”, ka deklaruar Fushtica.

Sipas tij, masa tjera që duhet të ndërmerren janë edhe pastrimi i kanalizimit e pusetave atmosferike për të cilat Fushtica ka thënë se i takojnë edhe nivelit qendror edhe atij lokal. Fushtica ka folur edhe për kamerat e vendosura në kryeqytet. Ai ka bërë të ditur se sot është nënshkruar faza e dytë e projektit për vendosjen e tyre.

Fushtica ka deklaruar se aktualisht janë të mbuluara sheshet e Prishtinës, udhëkryqet, hyrje-daljet kryesore e semaforët kryesorë të cilët monitorohen 24 orë nga Policia e Kosovës. Edhe Arbëri 19 nën 2025 Fushtica: Kemi realizuar 50 intervenime brenda 24 orëve si pasojë e reshjeve “Deri më tani i kemi të vendosura mbi 120 kamera në pjesët kryesore të qytetit në 56 lokacione.

Tani faza e dytë deri në fazën përfundimtare do të përfshijë vendosjen e afro 600 kamerave në 200 lokacione ku parashihet të mbulohet çdo pjesë e kryeqytetit. Janë udhëkryqet kryesore, hyrje-daljet kryesore, sheshet kryesore dhe janë duke u monitoruar 24 orë nga Policia e Kosovës. Dënimet siç e keni parë po vijnë edhe përmes e-Kosova.

Janë të mbulura rrugët kryesore, semaforat kryesorë, të gjitha janë në monitorim. Do të mëtojmë që edhe kamerat që janë të vendosura në shkolla të përfshihen në një sistem”, ka deklaruar Fushtica. Ai ka thënë gjithashtu se edhe Gërmia është një pjesë e mbuluar por pritet të mbulohet tërësisht Parku i Gërmisë.

Burimi: Koha