Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel. Vendimi, sipas Ramës, vjen pas reagimit të gazetares dhe aktivistes Besa Xharra lidhur me një çështje që ai e cilëson si mungesë transparence dhe që ka ngritur shqetësime publike.

Rama ka kritikuar deklaratën se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë”, duke thënë se një qasje e tillë ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth rastit. “Eta Xharra, nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje!”, ka shkruar Rama në një reagim të tij.

Sipas tij, nëse identiteti i personit për të cilin është diskutuar dihet, atëherë mbetet pyetja se “kë po e mbroni?”. “Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se hapësirat publike janë pronë e qytetarëve dhe nuk mund të shfrytëzohen nga organizata që, sipas tij, cenojnë interesin publik apo refuzojnë transparencën për çështje që lidhen me besimin e qytetarëve.

“Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut”, ka shkruar Rama.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të rishikohen edhe marrëveshje të tjera për shfrytëzimin e hapësirave publike të ndara dhe financuara nga Kryeqyteti.

Burimi: Telegrafi