Hykmete Bajrami para mbajtjes së Kuvendit të partisë: LDK-ja duhet të

0%

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së më . Bajrami ka thënë se të enjten LDK-ja do të përballet me një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Rreth 150 delegatë të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Sipas Bajramit, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së nuk do të vendoset se kush është me kryetarin aktual dhe kush kundër tij, as kush është me LVV-në e kush me PDK-në, porse kush është me LDK-në.

“Kuvendi nuk duhet të shihet si përballje mes njerëzve, por si një vendim për të ardhmen tonë të përbashket. Në Kuvendin e jashtzakonshëm të LDK-së nuk do të vendoset se kush është me kryetarin aktual dhe kush kundër tij, as kush është me LVV-në e kush me PDK-në. Kuvendi do të tregojë se kush është me LDK-në.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe këtu pyetja është shumë e thjeshtë: A jemi të kënaqur me gjendjen ku ndodhet LDK-ja sot? Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë duhet të kemi guxim për ndryshim”- ka shkruar Bajrami. Tutje, Bajrami ka thënë se sot LDK-së i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje, jo thjesht zëvendësimi i një emri me një tjetër. “Një udhëheqje që bashkon e nuk ndan. Që dëgjon e nuk hakmerret.

Që vlerëson mendimin ndryshe e nuk e trajton atë si mosbesnikëri. Që e njeh meritën, punën dhe kontributin. Që i çmon më shumë qëndrestarët sesa turistët politikë. Që secilit ia njeh vendin meritor dhe nuk i nëpërkëmb vlerat për shkak të bindjeve personale. LDK-ja nuk duhet të jetë rezervë për askënd.

LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë as e LVV-së, as e PDK-së, as e AAK-së dhe as e ndonjë grupimi tjetër politik”- ka shtuar ajo. Ish-nënkryetarja thot se Kuvendi i ardhshëm nuk duhet të shihet si fundi i dikujt, por si mundësi për një fillim të ri. “Kuvendi i ardhshëm nuk duhet të shihet si fundi i dikujt, por si mundësi për një fillim të ri – të përbashkët për të gjithë ne.

Jo kundër një individi, por pro LDK-së. Jo për interesa personale, por për besimin e qytetarëve. Jo për të qenë pjesë e pushtetit të të tjerëve, por për t’u bërë vetë alternativa fituese. LDK-ja duhet të ndryshojë, që të ringritet. Duhet të bashkohet, që të fitojë. Dhe duhet të fitojë, që t’i shërbejë Kosovës”- është shprehur ajo.

Ky është reagimi i plotë i Bajramit: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Sipas komunikatës së LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara dhe ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar i mbështetjes nga të paktën një e treta (1/3) e delegatëve të Kuvendit, kusht i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të këtij procesi, kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , duke filluar nga ora . Në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të partisë.

Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi, sipas Statutit, mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi disa degë të LDK-së, si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit dhe dega e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor. Pasi Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej, filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

LDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 18 ulëse në Kuvend pasi u rendit si subjekti i tretë në zgjedhje me 16.69% të votave.

Burimi: Kallxo