KALLXO.com raportoi të dielën, më , se një mjet i dyshimt ishte hasur nga qytetarët teksa po mblidhnin boronica në malet e Sharrit, përkatësisht te vendi i quajtur “Uji i Kaçanikut”.
Policia e rajonit të Ferizajt ka konfirmuar për KALLXO.com se në po të njëjtën ditë, rreth orës , në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë ndërmarrë veprimet për largimin e mjetit të dyshuar.
Pas arritjes në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë siguruar perimetrin dhe kanë dërguar koordinatat me qëllim të njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it për ndërhyrje. Në orën , është konfirmuar se mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitë policore janë larguar nga lokacioni pas përfundimit të veprimeve.
“Policia Rajonale e Ferizajt ju njofton se më , rreth orës , kemi pranuar një informatë nga një dëshmitar, i cili kishte raportuar se gjatë mbledhjes së boronicave në lokacionin Luboten – Parku Kombëtar “Sharri”, zona e Ujit të Kaçanikut, kishte vërejtur një mjet të dyshuar. Më , ekipe të policisë, kanë kontaktuar dëshmitarin, i cili i ka shoqëruar deri në vendin ku ishte vërejtur mjeti.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori , i cili ka udhëzuar që të iniciohet një shënim zyrtar “Mjet i Pashpërthyer”” – ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli më . Krahas kësaj, Policia ka apeluar qytetarët, në rast se hasin mjete të dyshuara ose mjete të pashpërthyera, të mos i prekin dhe ta njoftojnë menjëherë policinë.
