Duhet shmangur logjikën jo të shëndoshë në shetetet dhe në shoqëritë

0%

Sot ka shumë logjikë jo të shëndoshë gati në cdo aspekt apo dhe segment të jetës shoqërore për faktin se individët ka kohë që jo vetëm që nuk i respektojnë por të njetët edhe nuk i zbarojnë më rregullat jopersonale të gjërësishtë të pranuara shoqërore por të gjithë mundohen ta zbatojnë vetëmse vullnetin e tyre dhe rregullat e personalizuara.

Kjo shkakton probleme dhe vështërsi në kominikim dhe veprim pasiqë gjithkush mundohet ti realizon dëshirat dhe vullnetin personal në vend që të mbahet llogari për intersin e përgjitshëm shoqërorë.

Cfar është logjika jo e shëndoshë kjo është mënyrë e të menduarit, analizuarit dhe nxjerrjes së përfundimeve që ndonjëherë duket racionale, por në realitet ajo bazohet në ide të gabuara, paragjykime, frikëra të tepërta, emocione të pakontrolluara ose në interes vetjak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo logjikë shpesh çon në gjykime të padrejta, konflikte, sjellje të dëmshme ose vendime që mund të kenë pasoja negative për veten dhe të tjerët. Në jetën e përditshme, logjika jo e shëndoshë mund të shfaqet kur një person refuzon të pranojë faktet, ngjarjet i interpreton sistematikisht negativisht ose beson se pikëpamja e tij është e vetmja e vlefshme.

Gjithashtu mund ta çojë dikë të justifikojë veprime të papranueshme, të diskriminojë njerëz të caktuar ose të besojë në teori pa prova të forta. Në një nivel shoqëror dhe politik, logjika jo e shëndoshë mund të nxisë jotolerancën, ekstremizmin, dezinformimin dhe mosbesimin e tepërt ndaj institucioneve ose grupeve të tjera shoqërore.

Shpesh e nejta e zëvendëson dialogun dhe të menduarit kritik me reagime impulsive dhe emocionale. Logjika jo e shëndoshë karakterizohet me: Refuzimin për ti pranuar gabimet, mbipërgjithësimin, paragjykimet, stereotipet, manipulimin e fakteve, arsyetimin e bazuar në frikë ose urrejtje, dhe me mungesë e vetkritikës, me tendencat e pranishme për ti parë situatat në mënyra ekstreme dhe të pa nuanca.

Anasjelltas, logjika e shëndoshë bazohet në analizën faktike, të menduarit kritik, hapjen ndaj dialogut, kërkimin e së vërtetës dhe aftësinë për të vënë në pikëpyetje idetë e vetanake kur dalin informacione të reja.

Në filozofi dhe psikologji, logjika e pashëndoshë shpesh konsiderohet si pengesë për të kuptuar realitetin, për të jetuar së bashku në harmoni dhe për të marrë vendime të barazpeshuara dhe të përgjegjshme.

Logjika jo e shëndoshë është mjaft e pranishme edhe në politikë Kjo atje është mënyrë e të menduarit, qeverisjes ose e bërjes së politikës që devijon nga parimet demokratike, etike dhe nga interesi publik. Ajo përfshin përdorimin e pushtetit, institucioneve ose debatit publik jo për t’i shërbyer qytetarëve, por për ti kënaqur interesat personale, partiake ose ideologjike.

Një logjikë e tillë mund të gërryejë gradualisht besimin në institucione, të përkeqësojë cilësinë e demokracisë dhe ti nxis përçarjet brenda shoqërisë.

Kjo logjikë mund të manifestohet në mënyra të ndryshme Kështu udhëheqësit politikë mund të kërkojnë ta mbajnë pushtetin me çdo kusht, edhe nëse kjo do të thotë manipulim i opinionit publik, përhapje të informacioneve mashtruese, ekzagjerim të kërcënimeve ose diskreditim të kundërshtarëve politik.

Në vend që të nxisin debatin bazuar në fakte dhe respekt të ndërsjellë, ata mund të inkurajojnë polarizimin, konfliktin dhe mosbesimin midis qytetarëve. Logjika politike e pashëndoshë mund të manifestohet edhe përmes korrupsionit, patronazhit, nepotizmit, keqpërdorimit të pushtetit ose dhënies së favoreve .

Në këtë rast, vendimet publike merren për të përfituar një grup, parti ose miq të caktuar, në vend që të jenë në interes të popullsisë në tërësi. Institucionet publike më pas rrezikojnë të humbasin pavarësinë dhe besueshmërinë e tyre.

Logjika e pashëndoshë në politikë mund të lindë gjithashtu kur udhëheqësit politik refuzojnë dialogun, injorojnë kritikat, kufizojnë lirinë e shprehjes ose kërkojnë të dobësojnë kontrollet dhe barazpeshat. Parlamenti ose shoqëria civile.

Një demokraci ka nevojë për këto kontrolle dhe barazpeshime për të garantuar barazpeshimin e pushtetit dhe për ta siguruar llogaridhënien e atyre që janë në pushtet.

Pasojat e një logjike politike të pashëndoshë janë të shumta si psh: Humbja e besimit publik në institucione, rritja e tensioneve sociale, dobësimi i sundimit të ligjit, ulja e pjesëmarrjes demokratike, paqëndrueshmëria politike dhe vështirësitë në zgjidhjen e problemeve ekonomike, sociale ose ndërkombëtare.

Logjika jo e shëndoshë politike duhet të shmanget për faktin se ajo i shton konfliktet dhe mosmarrveshjet në shtet dhe në shoqëri gjëra që e pengojnë zhvillimin dhe pëparimin.Si pasojë e saj ne sot kemi jo vetëmse probleme dhe vështërsi simbolike por kemi edhe rreziqe nga përleshje dhe konflikte të përmasave të mëdha mes civilizimeve të cilat mund tëshkaktojnë pasoja të mëdha për njerëzimin.

Burimi: Bota Sot