Sot shënohen tetë vjet që kur u nda nga jeta shkrimtari, veprimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Adem Demaçi, një prej figurave më të rëndësishme të rezistencës kombëtare në Kosovë.
Demaçi kaloi plot 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë për shkak të angazhimit të tij politik dhe përpjekjeve të pandërprera për të drejtat e shqiptarëve dhe barazinë e Kosovës me republikat e tjera të federatës jugosllave.
Nga viti 1990 deri në vitin 1995 ai udhëhoqi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ndërsa në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjatë viteve 1998–1999, në kohën e Konferencës së Rambujesë për të ardhmen e Kosovës, Demaçi ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më vonë, ai shërbeu edhe si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në periudhën 2005–2007. Për më shumë se pesë dekada, Adem Demaçi u bë simbol i qëndresës, unitetit dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare shqiptare.
Jeta dhe veprimtaria e tij e shndërruan në një figurë historike që gëzon respekt të veçantë në Kosovë dhe më gjerë. Në letërsi, Demaçi la gjurmë me romanin “Gjarpinjtë e Gjakut” , i cili u ndalua nga regjimi komunist i kohës dhe u botua vetëm pas viteve ’90. Adem Demaçi ndërroi jetë më .
Në nderim të tij, institucionet e Kosovës organizuan aktivitete përkujtimore dhe shpallën tri ditë zie shtetërore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
