Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, dy vetura të përfshira

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dy vetura janë përfshirë në përplasje dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në fotografitë e publikuara shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.

Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Burimi: Telegrafi