Nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë gjatë ditës së

0%

Transportuesit e mallrave do të mund të qarkullojnë normalisht të hënën, më 27 korrik, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndalesa apo kufizime për automjetet me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kushtet e përcaktuara për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit nuk pritet të plotësohen, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

MIT ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe do të njoftojë në kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se temperaturat arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masave kufizuese.

Vendimet për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda zakonisht merren gjatë periudhave me temperatura të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e sigurisë në trafik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com