Merret vendimi për të riun senegalez

0%

Bayern Munich ka blerë përfundimisht shërbimet e mesfushorit Bara Sapoko Ndiaye. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizo Romano që shkruan se nga marrëveshja paraprake me formulën e huazimit, bavarezët kanë vendosur ta shpërblejnë 18-vjeçarin nga Senegali, i cili impresionoi trajnerin Vincent Kompany që pati dhe fjalën e tij të fundit në këtë operacion.

Plot 3 milionë euro do të përfitojë Gambinos Stars nga kjo marrëveshje, ndërsa për talentin senegalez do të vlejë një kontratë 5 vjeçare. Bara do të jetë pjesë e fazës përgatitore me Bayernin dhe do të ketë shanset e veta për të bindur akoma dhe më shumë belgun që t’i japë hapësira.

Burimi: Bota Sot