​Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi

0%

Policia e Berlinit ka njoftuar se i dyshuari për sulmin e djeshëm në zonën Großer Tiergarten është lokalizuar rreth orës në një zonë kopshtesh në Spandau. Sipas njoftimit të policisë, bazuar në të dhënat aktuale, i dyshuari dyshohet se është vërsulur drejt forcave policore me një mjet prerës, pas së cilës njësia speciale e policisë SEK Berlin ka përdorur armët e zjarrit.

“Pavarësisht masave të menjëhershme për reanimim të ndërmarra nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Berlinit, ai ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë. Hetimet për rrethanat e sulmit dhe motivin e të dyshuarit po vazhdojnë.

Burimi: Bota Sot