Barcola refuzon rinovimin me PSG-n

0%

Bradley Barcola nuk do ta zgjasë kontratën me Paris Saint-Germain, duke hapur rrugën për një largim të mundshëm gjatë kësaj merkatoje. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, oferta e fundit e PSG-së për rinovim është refuzuar nga sulmuesi anësor rreth tre muaj më parë dhe që nga ai moment nuk ka pasur përparim në bisedime.

Klubi që po shtyn më së shumti për transferimin e francezit është Liverpooli, i cili e konsideron Barcolan një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Nëse nuk ndryshon situata, pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për të ardhmen e 23-vjeçarit.

Burimi: Bota Sot