Ndahet nga jeta legjenda e basketbollit pejan, Mithat Belegu

0%

Sporti kosovar ka humbur një nga emrat më të respektuar të basketbollit. Ka ndërruar jetë Mithat Belegu, ish-basketbollist dhe figurë e shquar e basketbollit pejan. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, ndërsa nipi i tij, Aroni, ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Mithat Belegu. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë, forcën dhe dashurinë që ua dhuroi familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. Varrimi do të bëhet më , në ora , në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Mithat Belegu ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB Buducnost, klub që sot njihet si KB Peja, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e basketbollit pejan dhe kosovar. Ai do të kujtohet si një sportist i përkushtuar dhe një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e basketbollit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngushëllime familjes Belegu, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit për këtë humbje të madhe.

Burimi: Telegrafi