Dy persona kanë përfunduar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një burrë në një qendër tregtare në Prishtinë, derisa ai ndodhej së bashku me familjen. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuar janë Liridon Hoti , 34 vjeçar dhe Besnik Marovc i, 39 vjeçar ndërsa viktimë është S. C. 41 vjeçar.
Sipas informacioneve, ngjarja kishte ndodhur më 9 korrik, rreth orës , në një qendër tregtare në lagjen Veternik, ku viktima, derisa ishte së bashku me familjen, dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona, duke pësuar lëndime të lehta trupore. Pas hetimeve, Policia arriti t’i identifikojë të dyshuarit dhe t’u dërgojë ftesë për paraqitje në stacion policor.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se më 25 korrik, Liridon Hoti dhe Besnik Marovci janë paraqitur në Polici, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
