E mitura u rrah me grushte, kabllo telefoni e u kanos me sëpatë në

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur një familje në fshatin Gremë të Ferizajt, ku një e mitur dyshohet se është bërë objekt i një sulmi brutal brenda shtëpisë së saj. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë P.R. 52 vjeçar dhe djali i tij E.R. 23 vjeçar, ndërsa viktima janë S.R. 15 vjeçare dhe nëna e saj S.R. (1982).

Sipas informacioneve, fillimisht E.R. dyshohet se ka sulmuar motrën e tij të mitur, duke e goditur me grushte, me kabllon e telefonit, duke e kanosur me sëpatë dhe duke e tërhequr zvarrë për flokësh. Kur nëna ndërhyri për ta mbrojtur vajzën, situata eskaloi edhe më tej.

Sipas Policisë, edhe P.R. dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vajzës, duke e tërhequr për flokësh dhe goditur në fytyrë, ndërsa sulmoi fizikisht edhe bashkëshorten. Si pasojë e dhunës, të dyja viktimat pësuan lëndime të lehta trupore, morën trajtim mjekësor dhe u pajisën me raporte mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas ndërhyrjes së Policisë, të dyja janë dërguar në strehimore, ndërsa babë e bir janë shoqëruar në stacion policor. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj P.R. dhe E.R. është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com