Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Në intervistën e tij të parë si kryeministër, Andy Burnham thotë se do të ishte i gatshëm të kundërshtonte presidentin amerikan, Donald Trump, për të mbrojtur “interesin kombëtar të Britanisë mbi çdo gjë tjetër”, nëse kjo do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë.
Duke folur ekskluzivisht për BBC-në, kryeministri i ri britanik ka thënë se kishte pasur një bashkëbisedim të parë të mirë me Trumpin pas rizgjedhjes. Por, kur është pyetur dy herë nëse do t’i besonte presidentit amerikan, ai nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Është një botë që ndryshon, apo jo? Dhe, natyrisht, duhet t’i vlerësosh gjërat ndërsa ato zhvillohen”.
“Nuk mund të them në asnjë moment se nuk do të kem një mendim të ndryshëm nga ai (Trump), apo se nuk do të më duhet të shpreh një ide të ndryshme që është e duhura për Britaninë”, ka deklaruar ai në intervistën e cila do të publikohet e plotë të hënën. “Duhet të mbrosh interesin tënd kombëtar mbi çdo gjë tjetër”.
Kur u pyet nëse do ta kundërshtonte Trumpin nëse kjo do të ishte gjëja e duhur, ai ka thënë “sigurisht”, duke shtuar se “Duhet të mbrosh interesin tënd kombëtar mbi çdo gjë tjetër. Kjo është ajo që kërkohet prej teje nëse dëshiron ta kryesh siç duhet këtë detyrë”.
Edhe Botë 1 muaj më parë Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik Burnham ndërkaq nuk ka dhënë një datë se kur qeveria do të shpenzonte 3% të PBB-së për mbrojtjen.
Ministri i tij i Financave, John Healey, kishte dhënë dorëheqjen nga qeveria e mëparshme duke thënë se, nëse nuk do të kishte një angazhim për të shpenzuar atë shumë deri në vitin 2030, vendi nuk do të ishte i sigurt.
