Çmimi i benzinës për një cent më i lartë sot dhe nesër

0%

Shpërndaje në: Çmimi i një litri për naftë të dielën me datën dhe të hënën do të jetë 1.72 euro, njësoj si një ditë më parë. Për një cent është ngritur çmimi i litrit të benzinës. Sot dhe nesër sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i benzinës mund të shitet jo më shumë se 1.52 euro.

Çmimi i gazit do të jetë njësoj sikurse ditëve të fundit 0.60 euro për litër. Ndryshe, çmimi i derivative ka filluar të ngritet sërish këtë muaj pasi janë rikthyer luftimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Burimi: Koha