Karim Benzema ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes, pas kritikave të shumta që sulmuesi francez ka marrë për paraqitjet e Real Madridit. Ish-sulmuesi i madrilenëve theksoi se është e padrejtë që e gjithë përgjegjësia për vështirësitë e skuadrës t’i hidhet Mbappes, duke kujtuar se ai po e kryen detyrën e tij duke shënuar gola.
“Çdo ditë shoh njerëz që fajësojnë Mbappen për rënien e Real Madridit dhe sinqerisht nuk e kuptoj. Çfarë prisni që ai të bëjë? Ai është sulmues dhe po e bën punën e tij duke shënuar gola”, u shpreh Benzema. Ai shtoi se problemet e skuadrës nuk mund t’i atribuohen vetëm një lojtari, pasi futbolli është një lojë kolektive.
“Ai realizon në sulm, ndërsa më pas mbrojtja pëson gola të lirë dhe të panevojshëm. Si mund të jetë Mbappe problemi? Kjo nuk ka aspak kuptim. Futbolli nuk është lojë e një lojtari. Nëse fajësoni vetëm Mbappen, atëherë duhet ta shikoni futbollin ndryshe”, deklaroi Benzema. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
