Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për vdekjen tragjike të 32-vjeçarit Andi Spahiu nga Fushë Kosova, i cili dyshohet se u ngufat gjatë ngrënies së shalqirit. Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit Andi (Skender) Spahiu do të mbahet sot, në orën , në Varrezat e Fushë Kosovës.
Spahiu ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi një copë ushqimi dyshohet se i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, vdekja e tij ishte konstatuar rreth orës .
Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. E rëndë: Ky është 32-vjeçari që dyshohet se humbi jetën pasi u ngufat duke ngrënë shalqi Tragjike në Fushë Kosovë – 32-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u ngufat duke ngrënë shalqi Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
