Premierliga angleze vazhdon të jetë lidere e shpenzimeve në tregun e transferimeve, me klubet e saj që dominojnë listën në nivel evropian dhe botëror. Sipas të dhënave të deritanishme të merkatos verore, pesë klubet që kanë investuar më shumë janë të gjitha nga Premierliga, shkruan IndeksOnline.
Në krye të listës renditet Tottenham Hotspur, me 267 milionë euro të shpenzuara, i ndjekur nga Chelsea, me 10 milionë më pak. Pas tyre vijnë Manchester City, me 175 milionë euro shpenzime, Brighton me 126 milionë euro, dhe Aston Villa me 106 milionë euro shpenzime në tregun e transferime.
Me afatin kalimtar ende të hapur, pritet që shifrat të rriten edhe më tej, ndërsa klubet angleze mbeten favoritët kryesorë për të realizuar transferimet më të bujshme të verës.
