Arrestohet për spiunazh ish-praktikantja e NATO-s në Belgjikë

0%

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze është arrestuar në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh, kanë njoftuar autoritetet belge. Sipas Prokurorisë së Belgjikës, ajo dyshohet se ka kryer spiunazh në emër të një shteti të tretë dhe se ka qenë pjesë e një organizate kriminale. Identiteti i saj nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për hetimin.

E dyshuara kishte kryer praktikë profesionale në SHAPE (Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë), selia ushtarake strategjike e NATO-s, e vendosur në qytetin Mons të Belgjikës, raporton Reuters, transmeton Sinjali. Deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilin shtet dyshohet se ka spiunuar apo çfarë informacioni dyshohet se ka siguruar. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com