Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen mbi 5 mijë pako cigare në

0%

Policia Rajonale e Mitrovicës- Veri, ka njoftuar se ka arritur të parandalojë dy raste të kontrabandimit të mallrave në zonën kufitare të Bërnjakut. Sipas njoftimit, Policia pas pranimit të informatës për dyshime për kontrabandë në këtë zonë ka ndërmarrë veprime operative në terren, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Gjatë operacionit, sipas njoftimit zyrtarët policorë kanë lokalizuar një automjet “Audi” me targa të huaja, i ndaluar, pa vozitës dhe i dyshuar se përdorej për kontrabandim me mallra. “Më pas, gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 5,550 pako cigare të llojeve të ndryshme.

Po ashtu, në afërsi të objektit janë gjetur edhe 19 pako cigaresh si të dyshuara të kontrabanduara”- thuhet në njoftim. Lidhur me këtë rast, sipas njoftimit, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjatë operacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar edhe një kamion me targa të huaja, i cili ishte në lëvizje dhe transportonte materiale metalike, për të cilat drejtuesi nuk ka poseduar dokumentacion përkatës.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin kujdestar, ndërsa Dogana e Kosovës ka bërë sekuestrimin e mallrave dhe të dy automjeteve për procedura të mëtejshme”- thuhet në njoftim. Sipas Policisë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti i është kaluar për trajtim Doganës së Kosovës.

Policia thotë se do të vazhdojë me aktivitete për parandalimin të kontrabandimit me mallra, si dhe të çdo veprimtarie tjetër të kundërligjshme.

Burimi: Kallxo