Drita e Gjilanit ka talentë që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen për ta. Talentët e Dritës Lir Jusufi dhe Mal Devaja janë ftuar në kombëtaren e Kosovës U-17. Kjo vlerësohet sukses nga ana e klubit gjilanas. “Me krenari njoftojmë se dy lojtarë të KV Drita Meshkujt janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll.
Bëhet fjalë për talentet tanë: Lir Jusufi (Pasues) dhe Mal Devaja (Qendër). Ky është një vlerësim i punës, përkushtimit dhe talentit të tyre, si dhe një dëshmi e punës së vazhdueshme që bëhet në klubin tonë për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.
I urojmë Lirit dhe Malit shumë suksese me fanellën e Kosovës dhe besojmë se do ta përfaqësojnë vendin dhe klubin tonë me krenari” , thuhet nga KV Drita.
