Mali i Çipinit është përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr, i favorizuar nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve drejt hapsirave te tjera me peme dhe shkurre. Terreni është tepër i rrëpirë dhe i vështirë, çka e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen direkte të forcave zjarrfikëse në vatrën e zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës, veçanërisht atyre që kanë stane ose bagëti në afërsi, të tregojnë kujdes, pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të izoluar përhapjen e flakëve dhe për ta mbajtur situatën nën monitorim.
