Derisa kulloste bagëtitë gjen 233 fishekë në Izvor të Novobërdës,

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të gjetjes së municionit, saktësisht të 233 fishekëve, e që dyshohen të kenë mbetur nga lufta e fundit. Rasti është paraqitur në fshatin Izvor të Novobërdës. “Izvor, Novobërdë – . Është raportuar se dëshmitarja femër kosovare, derisa kishte qenë duke i kullotur bagëtitë në pyll kishte hasur në një sasi të fishekëve.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërheqë 233 copë fishekë të vjetër të vendosur në shirit të cilët dyshohet se kanë mbete nga lufta e fundit në Kosovë”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Burimi: Telegrafi