Nikolloski: Në autostradën Kërçovë–Ohër, në muajt e ardhshëm do të

0%

Ndërtimi i autostradës Kërçovë–Ohër po realizohet me dinamikë të përshpejtuar. Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa në të tretën po punohet intensivisht.

Në muajt e ardhshëm do të hapen edhe 10 kilometra të tjerë, të cilët janë pjesa më e ndërlikuar e projektit, ku përfshihen tunelet dhe galeritë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, gjatë inspektimit të punimeve në trasenë dhe ndërtimit të galerive në aksin nga Preseka deri në Kërçovë.

Nikoloski theksoi se tetë galeritë ku po punohet paraqesin një sfidë të madhe inxhinierike. Paralelisht, po punohet edhe në stabilizimin e terrenit, përfundimin e urave dhe dy tubave të tuneleve. Sipas tij, pas disa muajsh ky segment i autostradës do të jetë funksional dhe do të vihet në përdorim. “Shifrat janë vërtet mbresëlënëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm këto tri galeri që janë pas meje kanë gjatësi prej 1 kilometër e 100 metra, ndërsa tunelet do të jenë më të gjatët në Maqedoni – njëri tub me gjatësi 2 kilometra, ndërsa tjetri 2 kilometra e 100 metra. Galeri të këtij lloji për herë të parë po ndërtohen jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë rajonin”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se ndërtimi i galerive ishte zgjidhja më e mirë për stabilizimin e tokës dhe se në terren po dëshmohet si një zgjidhje efikase. Nikoloski paralajmëroi hapjen së shpejti të segmenteve të reja për qarkullim. “Ky ishte vendimi më i mençur dhe zgjidhja më e mirë për stabilizimin e terrenit.

Për të mbrojtur trasenë dhe për të siguruar vozitje të sigurt, këto vepra inxhinierike që janë pas nesh ishin zgjidhja më e mirë. Ky ishte një projekt i braktisur, një projekt në të cilin askush nuk besonte, por tani shihet fundi.

Tashmë kemi 34 kilometra ku qarkullohet, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, pjesa më e komplikuar ku përfshihen tunelet dhe galeritë”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Burimi: Bota Sot