A do të përfundojë Zhegrova te Fiorentina?

0%

Shpërndaje në: Skuadra e Fiorentinas është shfaqur së fundmi me dëshirë që ta ketë në radhët e veta futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrovën. Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “La Nazione”. Zhegrova është pjesë e Juventusit aktualisht, por pëlqehet shumë nga trajneri Fabio Grosso, që e sheh atë si përforcim të duhur për krahun e djathtë të sulmit.

Drejtori sportiv i Fiorentinas, Fabio Paratici, është afër që ta mbyllë marrëveshjen për transferimin e Joao Marios dhe të njëjtën formulë mund ta përdorë edhe 27-vjeçarin. “Huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare të tij është opsioni i duhur për të dyja klubet”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”. Zhegrova iu bashkua Juventuist në shtator të vitit të kaluar nga Lille.

Ai u prit me bujë te “zonja e vjetër”, megjithatë e mbylli sezonin me vetëm 525 minuta lojë, dhe pa regjistruar gol apo asistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha